Sipas Spartak Ngjelës, ja çfarë ndryshimi sjell fitorja e Biden

Demokrati Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë si president. Ai ka kaluar zyrtarisht 270 vota elektorale duke shkuar në 290. Pas këtij lajmi, avokati i njohur Ngjela ka bërë një koment në rrjetet sociale, ku ka treguar se çfarë do të sjellë drejtimi i SHBA-ve për botën nën emrin e Biden.

Postimi i Njgelës:

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zgjodh president, Joe Biden.

Një burrë i madh shteti dhe një humanist i shquar, i cili në këtë vit u gjend si ndihmë e madhe për popullin amerikan dhe gjithë njerëzimin.

Koha gjithmonë ka nxjerrë burra të mëdhenj që kanë shpëtuar popullin e vet në një gjendje rreziku. Një i tillë do të jetë edhe Joe Binden, icili pritet që t’i japë një shtysë të madhe zhvillimit në rang botëror, në një kohë pandemie; në një kohë kur vdekja po kërcënon gjithë njerëzimin, dhe, pikërisht, në një kohë kur duhej të bashkohej burri i shtetit me shkencën.

A është bashkuar burri i shtetit me shkencën te presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Unë mendoj se, në figurën humane të statistit Joe Binden (36 vjet senator), është bashkuar burri i shtetit me shkencën. Në fakt, kjo është e reja që priste Amerika në këtë moment historik, por dhe vetë zhvillimi botëror.

Në këtë çast historik, liria amerikane zgjodhi vetveten në emër të zhvillimit botëror.

Suksese presidentit të ri te Shteteve të Bashkuara të Amerikës: për një Amerikë të bashkuar dhe krijuese!”, – shkruan Ngjela.