“Sinqerisht asnjëherë nuk do e harroj…”, kryeministri Rama kujton momentin prekës gjatë takimit me ministrin Dendias

Kryeministri Edi Rama pas takimit me ministrin e Jashtëm grek, Dendias, gjatë konferencës së përbashkët për mediat ka sjellë në kujtesë një moment prekës, ku nga ka ardhur në ndihmë shteti fqinj. Rama falenderoi Dendias për ndihmën që iu dha Shqipërisë gjatë gërmimeve për tërmetin tragjik të 26 nëntorit.

“Sinqerisht asnjëherë nuk do e harroj momentin e nxjerrjes së një djali të ri nga rrënojat nga trupat e shpëtimit të ardhura nga Greqia. Ata djem të ardhur me uniformë tjetër, nga një vend tjetër, sakrifikuan jo pak dhe ishin gati të sakrifikonin dhe jetën, pas orësh e orësh ku përparohej me milimetra në një pallat të tërë që ishte rrëzuar. Kështu që me atë kujtim të fortë dhe të paharrueshëm, sot, e mikpresim këtu, mikun tonë për të folur për rrugën e përbashkët të të ardhmes si dy fqinj që nuk e kemi zgjedhur njëri-tjetrin, por jemi bashkë nën të njëjtin diell prej mijëra vjetësh, dhe kemi detyrimin që të bëjmë më të mirën.”-tha Rama.