Sinoptikanët japin njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me motin në Shqipëri

hërbimi meteorologjik ushtarak njofton se gjatë ditës së nesërme do të bierë dëborë më intensitet mesatar e të lartë në qendër e juglindje të vendit.

Po ashtu njoftohet se për shkak të rënies së mëtejshme të temperaturave do të ketë ngrica të forta në rrugë dhe akumulim dëbore në të gjitha zonat malore dhe kodrinore.

“Reshjet e dëborës deri në këto momente janë regjistruar në Korcë 16cm, Peshkopi 10cm, Elbasan 3cm, Shkodër e Lezhë 2cm. Në orët në vijim reshjet e dëborës do të përfshijnë më teper territor.

Në orët e para të 24 orëshit të ditës së diel do të ketë reshje bore me intensitet mesatar e të lartë në qendër e juglindje të vendit. Në mesditë dëbora do të marrë karakter lokal ndërsa në juglindje do të vijojë me intensitet të ulët.

Si shkak i rënies së mëtejshme të temperaturave do të ketë ngrica të forta në rrugë dhe akumulim dëbore në të gjitha zonat malore dhe kodrinore. Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje 5-15m/s. Përgjatë vijës bregdetare erë intensive.Valëzimi në dete i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

Zonat malore -10/-3°C

Zonat e ulëta -4/0°C

Zonat bregdetare -1/2°C”, njofton SHMU . /albeu.com/