Si rrallëherë, Soni Malaj ndan foton e ëmbël krah partnerit (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka qenë gjithmonë mjaft e rezervuar për jetën e saj private.

Soni i përdor kryesisht rrjetet e saj sociale për profesionin e saj dhe shumë rrallë mund të shohim një moment nga jeta e saj private. Megjithatë mbrëmjen e kaluar ajo ka bërë një përjashtim, duke ndarë një foto krah partnerit të saj, Klevit.

Soni dhe partneri i saj ndodhen me pushime në jug të vendit, për t’u shkëputur disa ditë nga kryeqyteti dhe për të kaluar kohë pranë njëri-tjetrit.

Dyshja jeton prej tre vitesh një lidhje të bukur dashurie dhe duket se edhe pse ditët kalojnë, ata janë po njësoj të lumtur e të dashuruar.