Si rrallëherë Rudina Hajdari bën urimin special ‘live’ në emision

Deputetja Rudina Hajdari ka uruar “live” vëllain e saj Azem Hajdari i cili sot ka ditëlindjen dhe mbush 23 vjeç. Për ambicien e tij në politikë, Rudina Hajdari thotë se është ende herët për diçka të tillë, por këtu shton se ai është një i ri me shumë energji.

“Dua të shfrytëzoj këtë rast ti uroj ditëlindjen Azemit. Ai sot mbush 23 vjeç dhe ai është një fëmijë, unë e quaj fëmi se është vëlli im i vogël por është shumë i gjallë dhe çdo gjë vjen me kohë dhe do të doja ta shijonte këtë pjesën që është i ri. Por që është një nga mbështetësit e mi kryesore bashkë me kirin dhe të dy janë shumë mbështetës ndaj kësaj lëvizjeje të re. Kanë qenë pjesë e realizimit dhe kanë shumë besim te motra e tyre”, tha Hajdari për Report Tv.