Si i zgjidh problemet me gruan? Julian Deda i lë të gjithë pa fjalë me përgjigjen e tij

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e tij, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’. Deda tregoi edhe një detaj të jetës së tij bashkëshortore.

Ester Bylyku: Ke thënë që nuk para zihesh me bashkëshorten, po në momentin që keni ndonjë mosmarrëveshje si e zgjidhni? Si e gjeni gjuhën e artë me njëri tjetrin?

Julian Deda: Aaa, si e zgjidhim… , e marr dhe shkojmë në krevat (qesh). Por varet orari, nëse është orë e vonë shkojmë, ose nëse s’është orë e vonë dhe janë fëmijët nuk shkojmë (qesh). Unë nuk mbaj shumë inat, ta thashë. Edhe nëse kemi ndonjë gjë, shkoj ta sqarojmë, nuk mund të rri pa folur, nuk e mbaj dot.