Si do të garojë opozita në zgjedhjet parlamentare? Ish-ministrja tregon se çfarë do të ndodhë me Ramën

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha tha se LSI është ende në diskutim me PD-në për mënyrën se si do të garojë opozita në zgjedhjet parlamentare.

E pyetur nëse LSI penalizohet nga Kodi i ri Zgjedhor, Gjosha e mohoi në mënyrë absolute, duke shprehur bindjen për fitore në 25 prill.

“Ende në diskutim e sipër. Po diskutohet bashkë me PD-në si do të shkojnë në zgjedhje. Pak rëndësi ka. E rëndësishme është që opozita të jetë e përgatitur mirë me programin dhe përfaqësuesit më të mirë. Jo, nuk penalizohemi nga Kodi i ri Zgjedhor. Si në koalicion me PD dhe më vete, në mënyrën më absolute nuk ka asnjë lloj penalizimi për ne. Rama nuk i ka bërë mirë llogaritë. Edhe sot, e shikon që favorizohen partitë e tjera, aq më tepër opozitare. Ne jemi të gatshëm që të garojnë që nesër për të shkuar drejt zgjedhjeve dhe jemi të sigurt për një fitore në zgjedhjet e 25 prillit”, tha ajo për Vizion Plus.