Si do të bëhet marrëveshja me Greqinë për çështjen ‘e nxehtë’ të detit? Rama zbulon 2 rrugët dhe befason me atë që thotë

Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e djeshme se ka 2 rrugës sesi mund të ndodhë marrëveshja me Greqinë për çështjen e detit.

Rama tha se Shqipëria dhe Greqia mund të kërkojnë arbitrazh të huaj për zgjidhjen e “konfliktit”.

“Ka dy rrugë: Ose t’i besojmë një pale të tretë që është përdorur si praktikë dhe nga vende të tjera. Që dy shtetet i drejtohen një shteti mik, ku kërkojnë një arbitrazh jo formal. Ose shkojmë në një arbitrazh dhe paraqesim të dyja vendet tona. Sepse klubet e peshkatarëve në të dyja vendet do të peshkojnë milet që do të akuzojnë për tradhti. Ne e kemi më të fortë klubin e peshkatarëve”, tha Rama duke iu referuar opozitës në përcaktimin e fundit.