Si ‘Deda’ tek filmi/ Njihuni me elektricistin 57-vjeçar që çan dëborën me këmbë për ti rikthyer energjinë banorëve

Dëbora e dendur e rënë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar mjaftë probleme në të gjithë vendin tonë. Në fshatin Çajë në Kukës trashësia e dëborës ka shkuar në disa cm, dhe si pasojë është dëmtuar rrjeti elektrik.

Ndërkohë së fundmi punonjësit e OSHEE kanë bërë të pamundurën për të kthyer energjinë banorëve. Një prej tyre, që mund të quhet heroi i ditës në Kukës, është elektricisti Xhemil Mezini, 57-vjeç.

Ky i fundit me pajisjet e tij në krahë ka çarë në këmbë dëborën në fshatin Çajë në Kukës, për tu dhënë energji banorëve të zonës ku bora e rënë gjatë natës së mbrëmshme dëmtoi Linjën e TM në kabinën Shehlerë të Çajës!