“Shumë gjëra do të ndryshojnë”, Angela Merkel del me parashikimin e papritur për pandeminë

Kancelaria gjermane Angela Merkel, duke iu referuar situatës së koronavirusit është shprehur se na presin muaj të vështirë.

“Shumë gjëra do të ndryshojnë dhe ka gjasë që situata të përkeqësohet në muajt e dimrit”.

Ajo tha se gjatë verës njerëzit mund të mbrohen më kollaj për shkak se mund të qëndrojnë në ambiente të hapura, por gjatë dimrit kjo do të ndryshojë. Nisur nga fakti që virusi përhapet edhe përmes ajrit, ajo tha se rastet mund të shtohen së tepërmi.

Gjermania u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të saj të shmangin çdo udhëtim jashtë vendit. Ashtu si në shumë vende të tjera evropiane, infeksionet janë rritur ndjeshëm në Gjermani javët e fundit, gjë që ka detyruar autoritetet të shtojnë masat.