“Shumë e hidhur ndarja nga jeta e aktorit shqiptar fort të dashur”, Erion Veliaj i bashkohet dhimbjes: Ai ishte emblema e humorit shqiptar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ikonës së humorit shqiptar Koço Devole.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Veliaj shkruan se ai ishte emblema e humorit shqiptar dhe se la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot.

“Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole.

Ai ishte emblema e humorit shqiptar – na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes,” shkruan Veliaj.