Shuhet deputeti i njohur shqiptar, Përparim Kabo bën dedikimin rrënqethës përse iku para kohe nga jeta

Një lajm i trishtë është konfirmuar ditën e sotme nga deputeti Përparim Kabo. Ai ka njoftuar humbjen e mikut të tij më të ngushtë, deputetit Ilir Adili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kabo shkruan se miku i tij më i mirë u shua në mënyrë të parakoshme nga jeta. Adili ishte në një betejë me Covid-19 që në fund i mori jetën. Përmes këtij dedikimi të ndjerë, Përparim Kabo zbulon disa nga momentet më të bukura që ata kanë ndarë së bashku.

“Per shpirtin tend te bukur mik i mire Ilir Adili qe u shuajte krejt befasisht…Kam disa ore qe e mora vesh por nuk doja ta pranoja, mbeta i heshtur dhe kalova neper mendje kohet qe nga rinia e hershme kur studjonim ne universitet, xhirrot ne bulevard, takimet bisedat enderrimet, kulturen librat sportin filmat teatrin televizionin…

Kujtova daljet tona ne jete puna karrjera perballjet veshtiresite, liria e munguar dhe liria jone e fshehur…Pas 90-ta sfidat besimi dhe mosbesimi optimizmi dhe deshtimet e shoqerise…Ti u rrite mik, dhe ndertove dhe nje biznes inteligjent…Jetonim ne nje kohe por drejtimet ishin te ndryshme, u ritakuam ne rrjetet sociale dhe gjithheret e doja mendimin tend te organizuar, me referime dijesh te qarta dhe burrimesh shkencore…Ne te gjitha rastet ndjeja nje ngrohtesi intelektuale kur lexoja se çfare shkruaje dhe si arsyetoje….Dhe nje çast harrova lajmin e mbritur se ti u ndale….dhe nise nje udhetim ndryshe..

Po e percjell shpirtin tend me Rachmaninov….ka atje gjithecka, ka meditim ka perendime dielli , ka frymezim dhe kenge qe ikin si rete e nje kohe te jetuar…ka paqe dhe heshtje…Ilir Adili ishte dhe do te mbetet nje nga personalitet me te formuar te brezit tone….Tiranes do t’i mungoje nje nga djemte dhe burrat me sharmant…ata sy te zgjuar qe feksnin me shume drite…Lamtumire mik….ishte krejt e padrejte kjo qe ndodhi…Me duket se çdo dite lexojme nje buletin lufte….Qofsh i Parajses…!