Shtrirja e Greqisë në detin Jon, mediat turke reagojnë ashpër: Shkak për luftë mes dy shteteve

Pas miratimit nga ana e Këshillit të Lartë të Shtetit të Greqisë për zgjerimin e Hapësirës Ekskluzive Ekonomike nga 6 deri në 12 milje në detin Jon, mediat turke kane patur reagime të ashpra.

Ato e kanë cilësuar këtë vendim si skandal.

Hurriyet raporton se shtrirja prej 12 milje e Greqisë nuk do të kufizohet vetëm në detin Jon, por në të gjithë ujërat territoriale të shtetit grek, duke përfshirë edhe ishujt.

Ndërkohë, një tjetër media e madhe turke Milliyet i referohet marrëveshjes së Greqisë për delimitimin e hapësirës detare me Egjiptin, gjë e cila hodhi praktikisht poshtë një marrëveshje të ngjashme mes turqve dhe Libisë.

Gazeta Vatan i është referuar deklaratave të mëparshme të gjeneralëve turq që një vendim i tillë do të ishte një shkak për luftë mes dy shteteve, ndërsa Haber citoi se Greqia mund ta përdorë këtë si precedent për ishujt përballë Turqisë.

Duket se një vendim i tillë nga Greqia ka shkaktuar reagime të shumta në shtetin turk.