Shteti grek në izolim, ja sa para në muaj do marin të papunët dhe ato që e humbin punën

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka informuar mbi ”Lock-Down”-in e dytë që do të hyjë në fuqi nga e shtuna e kësaj fundjave. Ai deklaroi se Lock-Down do të zgjasë vetëm 3 javë deri më 30 nëntor, por do të shihet si do të vijojë situata.

Mitsotakis sqaroi se Lock-Down do të jetë i ngjashëm me atë të marsit, por me disa ndryshime teksa shtoi se të vetmet që do të rrijnë hapur janë strukturat shëndetësore, farmacitë, pikat e karburanteve, kopshtet, shkollat fillore dhe institucionet edukuese të veçanta kurse shkollat e mesme dhe të larta vijojnë mësim online.

Po ashtu Mitsotakis ka njoftuar dhe masat ekonomike, teksa ka informuar se ata që janë të papunë prej një kohe të gjatë do të ndihmohen deri në dhjetor me pagë 534 euro kurse ata që dalin të papunë këtë muaj me nga 800 euro secili. Ai ka dhënë dhe shifrën sipas të cilit nga paketa ekonomike do të ndihmohen fillimisht 130 mijë qytetarë grekë që janë të papunë.