Shtëpia e Ramës si bunker, gazetari zbulon detajet: “Ka akoma më shumë gjëra nëntokë”

Shtëpia e Kryeministrit Edi Rama që ndodhet në Surrel gjithmonë ka ngjallur kuriozitet për të gjithë sidomos për shkak të formës së saj si bunker.

Së fundmi janë zbuluar disa detaje rreth banesës së tij të madhe që me siguri do t’jua shtojnë edhe më shumë kuriozitetin. Ishte gazetari Kastriot Myftaraj ai i cili me anë të një interviste rrëfeu se cfarë di për shtëpinë e kreut të shtetit. Ai tregoi se banesa është pajisur me shumë butona sekretë për hapjen e dyerve që me siguri bën të mundur kalinim nën tokë ku fshihen shumë gjëra.

Ja biseda mes tij dhe drejtuesit të emisionit:

A.Lela: Ju thoni se vila e Ramës ka disa butona dhe disa gjëra të fanta-shkencës të ngjashme me filmat amerikanë të Hollywood-it?

K.Myftaraj: Në atë vilë më shumë gjëra ka nëntokë se sa mbi tokë. Shërbimet e fshehta merren me video, dihet si gjë. Gjyshi i kryeministrit ka qenë shofer i Ahmet Zogut, këtë e ka pranuar vetë ai dhe se gjyshja e tij ka qenë kameriere në oborrin e Zogut.