Shqiptarët heronjt e botës! Njihuni me çiftin shqiptar që shërbyen vakte falas për banorët në SHBA

Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca janë çifti i shqiptarve që kanë kthyer në heronj të vërtetë në SHBA. Ari i cili ka emigruar në Teksas në moshën 14-vjeçare pas luftës në Kosovë në vitin 1999, sot drejton një biznes të suksesshëm.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë pronarë të një restoranti italian në Teksas, një vend i ngrohtë që banorët e zonës e duan shumë. Në një kronikë të realizuar nga Top Channel, ata rrëfyen sesi banorët e zonës i kanë mbështetur shumë gjatë ditëve të vështira të pandemisë dhe këtë gjest ata donin tjua kthenin mbrapsht.

Ditët e fundit, moti i acartë në Teksas ka bërë që vendi të vuajë nga mungesa e energjisë elektrike dhe për këtë Ari dhe Blinera erdhën me gjestin fantastik. Dyshja kanë shpërndarë 500 vakte falas për komunitetin ku ata jetojnë duke ushqyer dhjetra familje në këto kushte të vështira.

Çifti i shqiptarëve janë bërë heronj të vërtetë dhe tashmë e gjithë Amerika flet për ta.