Shqipëria shpalli ‘non grata’ diplomatin, vjen kërcënimi nga Rusia për vendin tonë

Ditën e kaluar qeveria shqiptare shpalli ‘non grata’, diplomatin rus Alexey Krivosheev për shkelje të vazhdueshme të rregullave anti-COVID.

Atij i është kërkuar të largohet brenda 72 orëve nga Shqipëria duke kërkuar mirëkuptimin e palës ruse lidhur me këtë vendim që qartazi nuk ka ndodhur.

Ditën e sotme ka ardhur dhe kërcënimi nga pala ruse të cilët e kanë cilësuar këtë veprim i cënim i marrdhënieve të Rusisë me Shqipërinë. Mediat e huaja kanë cituar Zv. Ministrin e Punëve të Jashtme i cili deklaroi se Rusia do t’i përgjigjet Shqipërisë për shpalljen ‘non grata’ të diplomatit të tyre.

Grushko e ka cilësuar këtë vendim si kërcënim për Rusinë dhe akuzon Tiranën për hapa jo miqësorë.