Shqipëria në karantinë sot pas orës 20:00? Ja si qëndron e vërteta

E gjithë bota është duke u përballur me një valë të dytë të pandemisë së Covid-19. Të shumta janë ato vende të cilat kanë vendosur kufizime për parandalimin e infektimeve.

Prej disa ditësh po qarkulon lajmi, se vendi jonë do i kthehet karantinës dhe ‘orës policore’, duke filluar nga dita e hënë do të përballet me një karantinë të dytë pas orës 20:00.

Mëngjesin e sotëm në një lidhje direkt me emisionin “Ditë e Re” në RTV ORA ka qenë Anxhela Celibashi e cila ndodhej pranë ambjenteve të Infektivit.  Në lidhje me këtë çështje Anxhela tregon se deri tani nuk ka asnjë vendim zyrtar dhe mbyllja pas orës 20:00 mbetet në nivel thashethemesh.   U lexua u shkrua që do të kemi mbyllje sot, në oren 20:00 do të mbyllen bizneset?

“Nuk ka ende diçka zyrtare, unë kam patur mundësinë të flas me përfaqësues të shoqatave të biznesit të vogël, të mesëm dhe bareve të cilët po ashtu njësoj si ne në mënyrë jo zyrtare u ësëhtë komunikuar diçka e tillë. Mund të themi që janë vetëm në nivel thashethemesh të gjitha këto.

Nga ana e qeverisë, ekspertëve nuk ka ende diçka zyrtare. Mund të ndodhë që të ketë  reagim ose ndonjë komunikim përfaqësuesve të qeverisë në lidhje me këtë çështje”– thotë gazetarja.

Ditët e fundit kemi patur një rekort shifrash sa i përket infektimeve me Covid-19. Vetëm ditën e djeshme u regjistruan 501 raste të reja  dhe dy persona të cilët kishin humbur jetën për shkak të koronavirusit.