Shqipëria në izolim nga nesër, ja oraret kur mund të lëzini

Si pasojë e shtimit të rasteve të reja me koronavirus, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mbylljen e vendit me fasha të caktuara oraresh. Sipas vendimit, kufizimi i lëvizjes do të bëhet nga ora 22:00 deri në orën 06:00 në të gjithë vendin dhe po e njëjta gjë do të jetë për baret dhe restorantet duke filluar që nga e mërkura.

Vendimi:

“Mblidhemi sot këtu. Komiteti teknik i ekspertëve ka analiziar situatën. Në përputhje me zhvillet e situatës në rajon kemi analizuar me hollësi rezultatin e masave dhe eskperiencën e vendeve. Kemi evidentuar se gjatë kësaj periudhe është vënë re shtim i infeksioneve. Është rritur edhe incidenca. Në kushtet kur akoma nuk ka një mjekim specifik mënyra më e mirë vazhdon të mbetet parandalimi. Duke analzuar shifrat, shkaqet dhe rekomandimet e OBSH komiteti propzon të merren disa masa. Vlerësojmë se duhet të ndërmarrim këto masa:

Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 06:00 në të gjithë vendin. Të ndalohen baret dhe restorantet nga ora 22:00 deri në orën 06:00. Propozojmë smar ëorking për administratën pulike. Këto masa hyjnë në fuqi të mërkurën dhe do të zgjasin për tre javë”.