“Shpresoj që shumë shpejt do të jemi këtu përsëri me ndihmën e Zotit”, Rama tregon se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se javën e ardhshme do të zhbllokojnë procesin për Aeroportin e Vlorës dhe do të startojë gara për të nxjerrë fituesin.

“Dëshiroj të shpresoj që shumë shpejt do të jemi këtu përsëri me ndihmën e zotit sepse mbase javën ne ardhshme do të zhbllokojmë dhe procesin për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës për të cilin kemi bërë përpjekje, të cilin e konsideroj një tjetër gur të rëndësishëm, të cilin luftojmë ta kemi si një realitet të plotësuar në këtë 10 vjeçar që kemi hyrë”, tha Rama.