Shpërthen Ylli Rakipi: Opozita parlamentare është një bandë sharlatanësh, ja politikani që qëndron pas tyre

Gazetari Ylli Rakipi thotë se futja në Parlament e opozitës së re e ka dëmtuar demokracinë e vendit më shumë se çdo gjë tjetër në 30 vitet e fundit. Në analizën e përjavshme në emisionin “Në fokus”, Rakipi tha se deputetët e rinj të opozitës kanë bërë pazare me maxhorancën, e cila i përdor siç do.

“Opozita parlamentare është një bandë sharlatanësh. Në 30 vitet e fundit nuk i është shkaktuar dëm më i madh vendit saç kanë shkaktuar këta njerëz pa integritet, pa edukim. Një pjesë e mirë e tyre janë të blerë. Ata që bërtasin më fort kanë bërë pazare, kanë marrë leje ndërtimi. Opozita jashtë ka bërë gabim që nuk i ka diskredituar. Ky grup e çoi demokracinë shqiptare në nivelet zero. Pas daljes së opozitës nga Parlamenti, me hyrjen e këtyre, ky Parlament është bërë i gjithi baltë. Janë në dorën e Ramës, ai bën çfarë të dojë me ta. Pa lista të mbyllura si mund të bëhej deputete vajza e Azem Hajdarit? Ata njerëz pa pikë identiteti janë njerëz që vërtiten nga Edi Rama”, tha Rakipi për emisionin Tvt.