Shpërthen Ylli Manjani dhe nuk lë gjë pa thënë për reagimin e Ramës kundrejt shpalljes non-grata të Sali Berishës

Ministri Ylli Manjani e ka nisur ditën me një deklaratë të fortë sa i përket reagimit të kryeministrit Edi Rama për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

Ai tha se nuk ka asnjë lidhje mes heqjen e vizave për të dhe familjen e tij sesa me kulturën e pandëshkueshmërisë që është në vendin tonë.

“Të gjitha i marr vesh, po se ç’lidhje ka rrefuzimi i vizës amerikane me kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri, s’e kuptoj hiç! Po fare, fare!

Sa më shumë thuhet ky budallëk, aq më shumë hi hidhet në sytë e njerëzve që të mos shohin “të pandëshkueshmit” pushtetarë që nuk lënë gjë pa i bërë këtij vendi, me apo pa ligj.

Dmth cikli (a)llogjik post hi në sy është ky:

Pushteti vjedh. Saliu ka faj. Amerika i heq vizën. Pandëshkueshmëria iku. Populli e ha këtë dhe voton pushtetin/hajdutin…

Jo keq, me thënë të drejtën!

Absolutisht e meritojmë këtë qeveri!”, shkruan Manjani.