Shpërthen Myslym Murrisi dhe bën deklaratën e papritur për Tom Doshin

I ftuar në emisionin “Spotlight”, Myslym Murrizi gjatë debatit të tij tha se në vendin tonë nuk ka elita akademike. Nëse ata duan elita le të marrin guximin që të kandidojnë kundër Tom Doshit.

Deputeti i opozitës bëri një krahasim epik nëse Kadareja që është shkallë elitare të kandidojë përballë Tom Doshit. Ai thekson se shkrimtari pa dyshim që do të fitonte, por kush do të guxonte të bënte një gjë të tillë?

“Elita akademike në Shqipëri, me aq sa kam parë në këto 30 vite nuk ka. Se po të jetë, le të guxojë Ismail Kadareja, të dalë në zall të Shkodrës përballë Tom Doshit, ta shikojmë fiton a s’fiton. Elitat akademike le të shkojnë, se dhe një oborr e kemi rrethuar me kangjella, Akademinë e Shkencave dhe hyrjen e Kuvendit. Ata elitat e mëdha imagjinare që ndoshta bëjnë shkencë të futen tek dera tjetër, ku ka hyrë Gjinushi, këta që duan të japin impakt pozitiv, të çojnë anije në hënë…. ”, tha Murrizi në Spotlight.