Shpërthen Mentor Kikia: “E marrim atë prezantuese, e zhveshim e degradojmë, vetëm që të marrim audiencë”

Gazetari i mirënjohur Mentor Kikia i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka bërë komente të forta sa i përket mënyrës se si shfaqet sot media dhe përse nuk ka më programe edukuese.

Mes vlerave dhe shikueshmërisë shumë media zgjedhin këtë të dytën nëpërmjet shembujve negativë, dhunës, zhveshjes dhe arrogancës. Sa i përket këtyre, Kikia ka një deklaratë të fortë:

“Nuk mendoj që ka një program televiziv që ka si qëllim për të ç’edukuar. Për mediat ka vetëm një tregues, audiencë, me etikë apo pa, me edukim apo ç’edukim. E duke qenë se jemi në një konkurrencë të fortë, nuk marrim parasysh asgjë. E marrim atë prezantuese, e zhveshim e degradojmë, vetëm që të marrim audiencë. Këtu kemi të bëjmë me disa shoë kabaresh që për fat të keq shfaqen në televizion. E këto duhet të shfaqen diku tjetër. E nxjerr për faqe të zezë. Lufta për audiencë ka shkatërruar çdo lloj etike në programet televizive”, tha ai.