Shpërthen ish-ministri i mbërtheçkave: Shqiptarët nuk jemi myslimanë! Kaq, stop, Troç! Nga se keni frikë xhanëm?

Ylli Pango, ish-ministri i Kulturës ka reaguar me anë të një statusi në profilin re tij në Facebook duke deklaruar se të huajve duhet bërë të qartë se shqiptarët nuk janë komb mysliman. “Janë fiksuar anekënd matanë e përkëtej oqeanit që jemi një komb musliman. U duhet thënë e rithënë nja një milion herë kudo në forume e mediume, rrjete sociale e tryeza politike: (sidomos politike, sepse politika mendon se e dredh bukur në takime ndërkombëtare e përfiton nga të gjithe duke e lënë“ as kështu e as ashtu”): Jemi shtet laik por edhe komb në pjesen e tij derrmonjëse laik. Pa asnjë nuancë nënvleftesimi a mbivleresimi për asnjerin besim fetar, Thjesht me nuancen e së vërtetës, realitetit: “Jemi kryesisht LAIKË”,-shkruan ai.

Ish-ministri thotë se të tillë na kanë bërë rrethanat historike, teksa vazhdon:

Pse? Rrethanat historike, politike, arësye psikologjike, kulturore etj. Cilatdo qofshin! U duhet thënë e përsëritur të huajve që na njohin kaq përciptas që nga presidentët e deri te njerëzit e thjeshtë të tyre, në Perëndim e në Lindje. Kemi qenë paganë si të gjithë. Pastaj të krishterë. Pastaj pjesërisht jemi konvertuar në muslimanë (një pjesë formalisht) dhe më pas në shekullin e 20 e deri sot ka mbizotëruar laicizmi”. Kaq. Stop! Troç! Nga se keni frikë e ç’është ky komplekës xhanëm! As vehten si jemi vërtet, nuk mund ta paraqesim dot?!

Foto: