Shpërthejnë infektimet, kaq të prekur u shënuan vetëm sot në Shqipëri

Janë zbuluar të dhënat e fundit në lidhje me COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 158 persona. Mesohet se dy pacientë kanë humbur betejën me COVID në 24 orë, duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 234.

Njoftimi i policisë:

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 2 pacientë kanë ndërruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 60 vjeçar nga Tirana dhe një 62 vjeçar nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Po gjatë këtyre orëve janë kryer 864 testime nga të cilët 158 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3928 , që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 27 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve: Shmangni grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj eventi apo ceremonie që rrezikon shëndetin tuaj dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit.

Sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë; nga epidemiologët në terren, mjekët e familjes në të gjithë vendin që monitorojnë personat e prekur nga COVID19 dhe deri tek stafet në të dy spitalet COVID që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksionin Sars-Cov 2, ku po punohet pa reshtur në shërbim të çdo qytetari.

Që kjo punë e ekipeve të sistemit shëndësor të vlejë dhe numri i të infektuarve të mos rritet, duhet që, të gjithë të bashkëpunojmë duke respektuar masat e këshilluara nga ekspertët; Ruani distancën fizike, lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet që prekni më shpesh dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm duke respektuar këto rregulla dhe duke u treguar të kujdesshëm në këtë normalitet të ri.
Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (19 Gusht 2020); Testime totale – 52724; Raste pozitive – 7812; Raste të shëruara – 3928; Raste Aktive – 3650; Humbje jete – 234 (Qarku Tiranë 116, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë -1913; Durrës- 469; Shkodër -294; Fier-170; Lezhë -156; Korçë -147; Vlorë -144; Kukës -113; Elbasan -103; Berat -59; Gjirokastër -43; Dibër-39.