Shpallet fituesi, ja kush zgjidhet president i SHBA-ve

Joe Biden është zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas projeksionit të Decision Desk, një organizate kredibile amerikane që analizon rezultatet e zgjedhjeve.

Projeksionit të Decision Desk, kandidati demokrat për President të ShBA-ve ka fituar garën në shtetin federal të Pensilvanisë dhe 20 vota elektorale për t’ia siguruar atij 306 vota elektorale në total. Me përmbysjen e rezultatit dhe fitoren e siguruar në Pensilvani, sipas Decision Desk, Joe Biden ka triumfuar në Zgjedhjet Presidenciale. Ai do të jetë Presidenti i ri i ShBA-ve, bazuar në projeksionet e Decision Desk.

Kandidati demokrat Joe Biden, ka marrë kryesimin ndaj Presidentit aktual Donald Trump në Pensilvani të Premten në mëngjes. Ekipi elektoral i Presidentit Trump: Zgjedhjet nuk kanë përfunduar ende

Avokati i ekipit elektoral të presidentit Trump, u shpreh përmes një postimi në Twitter se “parashikimi fals i fitores së Joe Biden-it, bazohet në rezultatet e katër shteteve ku shifrat janë larg së qëni përfundimtare”. “Në Xhorxhia”, thotë ai, “do të ketë rinumërim”, duke shprehur besimin se do të gjenden pasaktësi që do t’ia japin fitoren Presidentit Trump. Në Nevada, shton më tej avokati i ekipit elektoral, “ka dyshime se mijëra vota me postë janë të paligjshme”. Presidenti, përfundon avokati Matt Morgan, do të fitojë në Arizona, përkundër parashikimeve të gabuara të rrjetit Fox News dhe agjencisë së lajmeve Associated Press, që ia kanë dhënë këtë shtet zotit Biden.

Deri në këtë moment, Biden kryeson në Arizona me 47052 vota, në Xhorxhia me 1098, në Nevada me 11438 dhe në Pensilvani me 6826.