Shoqërimi në komisariat i Kastriot Islamit, drejtori i policisë sqaron incidentin me ish-deputetin: Ndodhi për këtë arsye

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi kërkoi mirëkuptimin e drejtuesve politikë dhe të qytetarëve për ndalimin e tubimeve dhe aktiviteteve festive dhe polike.

Sipas Jaupit qytetarët e kryeqytetit i janë përgjigjur shumë pozitivisht masave parandaluese për mospërhapjen e virusit siç është vendosja e maskës apo ndalimi i daljes pas orës 22:00.

Ka pasur dhe të pabindur, ndaj sipas tij në kryeqytet në 24 orë vendosen rreth 200 gjoba por ato nuk janë qëllim në vetvete për policine. Kryepolici i Tiranës ka sqaruar edhe incidentin me ish-deputetin Kastriot Islami duke e konsideuar të domosdoshme shoqërimin e tij në komisariat për shkak të fjalorit të përdorur.

Ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për të bashkëpunuar me policinë pasi edhe vetë uniformat blu janë mjaft të ekspozuar ndaj virusit sars cov-2. Jaupi tha se për fat të keq 3 punonjës të policisë Tiranë kanë humbur jetën nga virusi dhe aktualisht të dyshuar si të prekur janë 68 efektivë .

Situata e pandemisë në vend e ka ngarkuar policinë edhe më një detyrë shtesë për të monitoriar personat pozitivë që trajtohen në banesë për të mos thyer karantinën. Sipas drejtorit të policisë Tiranë pjesa më e madhe e qytetarëve kanë qenë të ndërgjegjshëm dhe nuk e kanë thyer karantinën e detyrueshme.