Shokon Damian Gjiknuri: Enver Hoxha pati shumë të mira, populli pa një transformim të madh në kohën e tij

Deputeti socialist Damian Gjiknuri gjatë debatit ne analistin Arjan Curri në emisionin ‘Zonë e Lirë’ ngriti në piedestal ish-diktatorin Enver Hoxha. Ndërkohë që Curri analizonte arsyen se pse Rama kërkon të marrë mandatin e tretë dhe e lidhi me figurën e Enver Hoxhës, ish-ministri rilindas deklaroi se Hoxha pavarësisht disa të këqijave ka patur shumë të mira për popullin.

Pjesë nga debati:

Curri: Rama eksitohet nga pushteti. Ai do të hyjë në pushtet si njeriu më jetëgjatë në pushtet.

Gjiknuri: Po jo o burrë, se populli nuk është. Del njëri dhe bëka magji.

Curri: Pse edhe Enver Hoxha ndejti 50 vjet, i bëri magji këtij populli.

Gjiknuri: Dëgjo Enver Hoxha pavarësisht ca të këqijave pati shumë të mira për popullin.