Shkundet sërish toka, regjistrohen lëkundje të forta pranë jugut të Shqipërisë

Një tërmet me magnitudë afërsisht 4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë pasdite në një zonë deti afër Kefalonia, sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Dridhja kishte një thellësi fokale prej 16.8 km dhe një epiqendër që ndodhej 16 km në jug-jug-perëndim të Argostolit.