Shkrimtari i madh shqiptar feston sot ditëlindjen, e gjeni dot sa vjeç mbush ai?

Një ndër krijuesit më të shquar të letërsisë shqiptare feston sot ditëlindjen. Bëhet fjalë për Ismail Kadare i cili sot më 28 Janar feston 85-vjetorin e tij.

Ai ka lindur në Gjirokastër në vitin 1936 dhe është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj, një akademik, ish-deputet dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik.

Në prag të ditëlindjes së tij ai mori nominimin e dytë për çmim “Nobel” në letërsi. Fillimet e tij si shkrimtar i ka që në moshë të hershme të cilat i nisi më krijimin e poezive.