Shkencëtarët amerikanë zbulojnë elementin që ndihmon në luftën kundër koronavirusit, gjendet në këto ushqime

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar një element që mund të ndihmojë në luftën kundër koronavirusit.

Bëhet fjalë për substancën e jodit, e cila më së shumti gjendet në alga, në kripën e kuzhinës dhe në peshq të detit.

Hulumtuesi kryesor i kompanisë SAIC, dr. Gary Warren, në punën e tij të botuar në publikimin Researchgate, ka shpjeguar se si dozat e rekomanduara maksimale ditore të jodit çojnë deri në vdekjen e qelizave të infektuara me koronavirus.

Sipas, Warrenit kjo njëherësh edhe pengon përhapjen e virusit.

Marrja e rekomanduar ditore e jodit është nga 1,5 deri 2,4 mg për person, ndërkaq sasia sillet nga pesha trupore.

Warren ka theksuar që, sa më shumë që njerëzit të marrin sasinë e lartë të jodit, edhe mundësia e bartjes së koronavirusit do të mund të bjerë dukshëm. Vetvetiu, edhe vdekshmëria do të zvogëlohej.

Ndryshe, është interesante që disa shtete (si p.sh. Vietnami, Tajlanda apo Filipinet) tashmë kanë filluar të përdorin jodin në mënyrë që të mbrojnë edhe më shumë punëtorët mjekësorë, të cilët luftojnë kundër loronavirusit.

Natyrisht, kjo është vetëm shtesë pajisjeve të obligueshme mbrojtëse, përkatësisht maskave, dorezave dhe skafandrave etj.