Sherr me Ardit Gjebrean, Albërije Hadërgjonaj habit me prapaskanat e debatit

Së fundmi këngëtarja e mirënjohur shqiptare ka dhënë një intervistë jo si të tjerat duke zbuluar disa momente delikate të karrierës së saj. Krahas sherrit me “Arkiva Shqip” që tashmë është mjaft e njohur për publikun ajo ka rrëfyer edhe një debat që ka bërë me Ardit Gjebrean.

Ylli i muzikës folur hapur duke u shprehur se Gjebreas i ka ngelur hatri me të pasi dha një mendim shumë të sinqertë sa i përket “Kënga Magjike”. Ajo i ka thënë se nuk i pëlqen mënyra se si votohet në këtë konkurs kënge dhe thekson se pas këtij komenti atij i ka ngelur hatri. Sipas saj nuk është normale që artistët të votojnë njëri-tjetrin.

“Unë me Arditin nuk flas më sepse i ka ngel merak pse e kam thënë unë atë gjë. Unë e kam thënë sepse nuk më pëlqen ai votim, jo që për shembull larg qoftë pse fitoi ky apo ai, e fituan sepse janë artistë të mëdhenj. Mua nuk më pëlqen votimi se futet Albërija, Aurela, Flori, Elvana tjetri-tjetri, këto të rinjtë pastaj dhe nëse kanë ndonjë super këngë ngelen mbrapa. Kjo gjë nuk është në rregull. Unë Arditin e vlerësoj jashtë mase, është një burrë i zgjuar, artist i mirëfilltë por mua nuk më duket normale që unë të votoj dikë. Ka qenë ndoshta një keqkuptim”, tha ajo ndër të tjera duke zbuluar kështu për publikun, pjesën e saj të historisë.