Shehu del me paralajmërimin e fortë dhe tregon çfarë pritet të ndodhë

Sot, 30-vite më parë është rrëzuar busti i Enver Hoxhës. Demokartik, Tritan Shehu, ka kujtuar pasditen e 20 shkurtit 1991. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Shehu paralajmëron se historia nuk ka përfunduar.

“Nje fat te ngjashem do te shenoje tashme dhe fundi i autokracive, i autokrateve, i atyre qe duan te na largojne nga rruga qe personifikoi ai 20 Shkurt i 1991, nga rruga e vlerave, lirive, rruga Europiane e Perendimore, e vetmja kjo per egzitencen tone si njerrez te lire dhe si Komb me dinjitet e identitet. Ky 25 Prill eshte pikerisht ne kete vit te 30-te te asaj ngjarje madhore”, shkruan Shehu.

Statusi i plotë:

“E hodhem, e hodhem, e hodhem qelbesiren”!
Kjo thirje e dale nga gjokset e zemrat e Tiranes mbare buciti 30 vite me pare, reth ores 14,15 ne Sheshin Skenderbeg, per te kaluar kufijte e Kryeqytetit e shperndare kudo ne mbare vendin, ne mbare Europen e Boten.

Ishte ajo nje dite e pa krahasueshme per nga mesazhet, emocionet qe transmetonte jo vetem tek te gjithe ne qe e perjetuam ne ate Shesh ate ngjarje te madhe, qe simbolizoi permbysjen historike ne vendin tone, por dhe shume me larg, duke percuar shprese per liri, demokraci e Perendim tek te gjithe shqiptaret.
Ky ishte akti simbol i renies se nje prej di katurave me te egra te shekullit XX-te…!

Ishte ky nje akt madhor i paraprire nga ngjarjet ne Shkoder, Kavaje, Tirane etj, nga ai Dhjetor pak muaj me pare, nga ajo Greve me ato dite qe kaluam se bashku, studente e pedagoge ne ate Kinoteater te mbushur plot njerrez, entusiazem e vendosmeri.
Por historia nuk ka perfunduar…

Nje fat te ngjashem do te shenoje tashme dhe fundi i autokracive, i autokrateve, i atyre qe duan te na largojne nga rruga qe personifikoi ai 20 Shkurt i 1991, nga rruga e vlerave, lirive, rruga Europiane e Perendimore, e vetmja kjo per egzitencen tone si njerrez te lire dhe si Komb me dinjitet e identitet.
Ky 25 Prill eshte pikerisht ne kete vit te 30-te te asaj ngjarje madhore.“-shkruan Shehu.