SHBA paralajmëron politikanët shqiptarë: “KUJDES do t’ju heqim vizat nëse…”

Zëvendës Ndihmësi Sekretar Amerikan, Matthew Palmer ka bërë një paralajmërin për zyrtarët shqiptarë që janë të korruptuar. Ai u shpreh se do të kenë bllokime të shumta vizash nëse ata vazhdojnë të mashtrojnë dhe të mbeten të korruptuar.

Ai në një intervistë për RTSH-në u ndal tek reforma në drejtësi dhe tha se SPAK dhe BKH janë dy organe të rëndësishme dhe falë tyre do të jepet llogari nga të paprekshmit. Palmer foli gjithashtu dhe për politikën e jashtë të Joe Biden lidhur me rajonin dhe problemet e zgjidhura.

“Kam punuar për administratën demokrate, republikane dhe qasja amerikane në Ballkan ka qenë e qëndrueshme dhe e vijueshme në të gjitha vitet e në të gjitha administratat. Sepse interesat amerikane janë të njëjta: ne duam të kemi një rajon që është në paqe me veten e vet dhe me fqinjët, që është stabël, që ka prosperitet dhe i integruar në strukturat europiane dhe euroatlantike. Deri sot nuk kam asnjë arsye që të mos besoj që kjo do të vazhdojë të jetë e vërtetë edhe javën që vjen edhe gjatë administratës së ardhshme. Nuk mendoj që administrata e ardhshme do ta shohë Ballkanin ndryshe.” -tha ai.