Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Tiranës ka bërë me dije, se për fatin e mirë, të gjitha përgjigjet e tamponëve të kryera nga futbollistët dhe stafi teknik kanë rezultatuar negative dhe bardheblutë do të jenë gati për sfidën e raundit të dytë kualifikues kundër Crvena Zvezdës.
POSTIMI I KLUBIT:
- Klubi i Futbollit Tirana pas kryerjes së tamponëve konfirmon se rezultatet e të gjithë personave mbi të cilët u krye kjo analize, rezultuan NEGATIVE. Ekipi është gati për të zhvilluar sfidën e raundit të dytë kualifikues kundër FC Red Star. Pas përfundimit të seancës stërvitore te orës 19:00 sic ishte planifikuar, ekipi do të grumbullohet në hotel për të pritur të nesërmen e sfidës.