Sërish tërmet i fuqishëm, ‘shkundet’ Shqipëria, ja sa ishte magnituda

Një tërmet u regjistrua në orën 15:25 dhe të dhënat e para flasin për lokalizim të tij në Maqedoninë e Veriut.

Epiqendra ishte në Gostivar dhe ishte 5.2 ballë të shkallës Rihter.

Shërbimi sizmologjik europian EMSC e lokalizon tërmetin edhe në Shqipëri.

Raportohet se në Dibër është ndjerë shumë ky tërmet.