Sekuestrimi i 60 mln eurove pasuri dhe arrestimi i familjarëve të ish-deputetit, ambasadorja Kim del me mesazhin e rëndësishëm

Gjykata e Posaçme Kundër Kor rupsionit dhe Kr imit të Organizuar ka dhënë vendimin për fraksionin e tretë të dosjes 339. GJKKO dënoi me 125.2 vite burg 17 të pandehurit e kësaj dosje. Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasadorja Yuri Kim, e cila ka dhënë një mesazh të fortë.

“Një goditje tjetër e madhe kundër ko rrupsionit dhe kr imit të organizuar: SPAK dënoi 11 kr iminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-ve dhe Shqipërisë në zbatimin e ligjit. Shpresojmë që SPAK të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për ko rrupsion dhe kr im të organizuar!”, shkruan Yuri kim