Sapo është zbuluar zona më e nxehtë e koronavirusit në Shqipëri

Në të gjithë vendin aktualisht janë 500 vatra aktive koronavirusi dhe ato nuk po shuhen, por në të kundërt po zgjerohen. Por ku janë këto vatra aktive? Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Prof. Mira Rakacolli në një komunikim për publikun pohoi sot se dy javët e fundit incidenca e rasteve me COVID-19 për Shqipërinë është 130 për 100,000 banorë dhe se aktualisht jane rreth 500 vatra aktive ne vend.

Ajo pohoi se 35% e vatrave janë perqendruar ne Tiranë. E një vatër e nxehtë sipas KTE është zona e ish Bllokut. Prandaj Komiteti Teknik i Ekspertëve po vlerëson edhe mbylljen e pjesshme për aktivitete e lokaleve, bareve e në zonën e Bllokut në Tiranë, si vatra rreziku për përhapjen e COVID-19.