San Francisko si në një film të frikshëm, qielli portokalli vazhdon të frikësojë banorët (FOTO)

San Francisko dhe pjesë të tjera të Kalifornisë vazhdojnë të zgjohen nën një qiell portokalli, që të sjell në mendje vizione apokaliptike apo marsiane, në një vit të mbushur plot me ngjarje trazuese.

Qielli i kuq dhe portokalli në në San Francisko të Kalifornisë bën që gjithçka të duket surreale dhe apokaliptike. Pamjet me dron tregojnë më së miri se sa e madhe është ndotja në atë vend, aq sa edhe qielli nga i kaltër është bërë portokalli.

Pamjet e qytetit janë identike me filmin “Blade Runner 2049”. Ndihemi sikur po jetojmë vërtetë në universin e teknologjisë së lartë, por me një jetë të ulët, nisur edhe nga filmi i famshëm.

Temperaturat e larta dhe zjarret që ka përfshirë Kaliforninë tregon më së miri pasojat e ngrohjes globale që ka pllakosur gjithë vendin.