“Saliu i veshur si Luli, Monika në vend të Ilirit”, Taulant Balla del me bindje të plotë, zbulon se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla, ka deklaruar nga mbledhja e Asamblesë Socialiste të Bashkisë Prrenjas, se Rama do te jetë Kryeministër edhe për katër vitet e mandatit të tretë. Sipas Balles, Shqipëria nuk ka patur dhe nuk ka një Kryeministër më të mirë sesa Edi Rama.

“Dhe Edi Rama do të jetë Kryeministër edhe për katër vitet e mandatit tonë të tretë. Jo pse përballë si kandidatë rivalë janë Saliu i veshur si Luli, Monika në vend të Ilirit, bashkë me Nardin, Dashin, Mediun apo Vangjel Dulen. Ne nuk do konkurojmë me ta. Ekipet tona në cdo qark nuk do të konkurojnë me ta, por me pritshmërirë e aleatit tonë të vetëm, njerëzit e thjeshtë”, tha deputeti.