Sali Berisha zbardh ngjarjen e rëndë ku u aksidentua makina e drejtorit të policisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Peshkopi ku një makinë e Ministrisë së Brendshme ka goditur një Smart të të drejtuar nga një drejtuese femër. Denoncimi është bërë nga një qytetar, ndërkohë që është publikuar edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan:

‘’Narkokomisari i Dibres Skender Golemi zhduk gjurmet e kr imit qe kryen.

Lexoni denoncimin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje doktor.Para nje ore nje fuoristrad e MB nga rruga dytesore(e lagjes) del ne rruge kryesore me shpejtesi edhe godet nje makin tip SMART,ku brenda saj ishte nje femer e cila ka marre demtime te renda,pasi e ka goditur dhe e ka kthyer permbus erdhi ekspertiza e policise se kr imit dhe shpalli fajore femren qe ishte me smart!Dhe akti me kr iminal ishte kur pasi makinen me targa MB 414 AA e larguan me karrotrec dhe i mbuluan targen!

Denoncimin qe ju dergova me siper e ke 100% te sigurt se ndodhi para biznesit tim dhe isha vet prezent!

Dhe brenda makines se MB ka qene drejtori policise Diber Skender Golemi !