Sali Berisha tregon ‘goditjen’ që do të marrë Rama së shpejti

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, Komisioni i Venecias do t’i përmbys ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuara nga mazhoranca. Berisha tha se pa opinionin e “Venecias”, zgjedhjet do të ishin të pavlefshme.

“Kjo është çështje përllogaritjesh, të them realitetin, nuk e quaj akoma të përfunduar çështje e sistemit zgjedhor. Ka një deklaratë që thotë se zgjedhjet pa Venecian janë të pafrytshme, zgjedhje sterile, pa vlerë. Rama do bëjë gjithcka që mos t’i ndryshojë”, tha Berisha për Vizion Plus.