Sali Berisha lëshon bo.mbën e radhës, trondit të madh e të vogël, ja skandali që zbuloi

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot në Abcneës se pandemia nga COVID ka dalë jashtë kontrollit për shkak të politikave anti-testim, anti-maskë dhe anti-shtrim spitalor që po ndjek Qeveria Rama.

“Kushti i kushteve për t´u përballur me një gjendje emergjente është mobilizimi i të gjitha resurseve, ku më kryesori janë financat.

Nuk ka një vendim qeveria për fondin e emergjencës për përballimin e pandemisë, ndërkohë që ka vendime qeverie për të financuar inceneratorët, ka vendime deri në 200 mijë euro për zyrën e Belinda Ballukut, ka vendime për ndarjen e qindra milionë eurove me oligarkët, maskat u blenë 2-3 herë më të lartë se çmimet, tenderat po fitohen nga fitues të paracaktuar”, tha Berisha.

Sipas tij, megjithë fallsifikimet e tmerrshme që ndodhin në Shqipëri, numri i personave që kanë humbur jetën është shumë i lartë, krahasuar me periudhën fillestare të pandemisë.

“Në një ditë nga spitali “Shefqet Ndroqi” dolën 12 trupa të pajetë dhe u deklaruan vetëm 5 raste.

Me ish-kunatën, Rama kontrollon të gjitha testet dhe vendoset kush do të deklarohet si pozitiv dhe kush jo. Albana Fico nuk është epidemiologe, është pneumologe e respektuar, por nuk mund ti besohej drejtimi i ISHP.

Që Kryeministri të marrë vesh testin pozitiv të kundërshtarit të tij, kjo është shkelje e betimit të Hipokratit. Çfarë ndodhi? Ish-kunata i çoi Ramës testin pozitiv të testit të Edmond Budinës dhe ai e publikoi.

Ish-kunata i çon online ish-kunatit të dhënat e testeve dhe më pas ai i publikon. A ka shkelje më të rëndë se kjo? Është shkelje e etikës së mjekëve”, tha Berisha. I pyetur se çfarë do të bënte për të mbajtur nën kontroll të situatës, Berisha tha se do të zbatonte testimin masiv, pasi është emergjencë.

“Ky xhahil nuk e kupton se testi është diagnozë, sepse testi është parandalim, është rruga e instrumentit më kryesor për kontrollin e pandemisë. Ai nuk arrin të kuptojë se lënia në natyrë të virusit është dështim. Ai i tha shqiptarëve mos përdorni maskat, në një kohë që maskat janë përdorur në çdo kohë për tu mbrojtur nga infeksionet. Apeli im për qytetarët është të mbajnë maskën, të respektojnë distancën dhe të mbajnë rregullat e higjenës personale. Duhet zbatuar rregullat si në Sllovaki, testim urgjent në një fundjavë, pasi vetëm kështu do të mund të mbajmë nën kontroll situatën”, tha Berisha.

Sipas tij, në situatën aktuale, shkollat duhen mbyllur, pasi në mbi 80 % e tyre nuk përmbushin kriteret për një pandemi. “U kthyen bomba biologjike të përhapjes së Covid-19. Nuk kanë asnjë kusht, kam kërkuar qënë gusht që të shtyhej hapja e shkollave. Komiteti nuk ekziston, është një mburojë që po përdoret për mashtrimin e shqiptarëve. Kush janë në Komitet? Është ish-kunata, është militantja Silva Bino, e cila e kaloi vetë sëmundjen, është Edi Rama”, tha Berisha.