Sali Berisha del me deklaratën e shokuese sa i përket pandemisë në vend: “Po fshihen 80% të viktimave”

Ish-Kryeministri Sali Berisha po vazhdon të përhapë panik në vend sa i përket situatës së pandemisë. Së fundmi ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se dje ishte pika kulminante e virusit.

Sipas tij, dje Shqipëria ka kaluar ditën më të keqe duke shënuar kështu 21 viktima, numri i lartë i humbjeve të jetës që nga fillimi i pandemisë. Ai shtoi se qeverisë i duhet një plan i ri për përballimin e situatës pasi nëse gjendja vazhdon kështu do të ketë pasoja të mëdha në vend.

“Pse Edvini diten me te zeze te pandemise nuk ndermori asnje mase shtese antikovid? Miq, dy ditet e fundit sipas shifrave zyrtare per shkak te keqmenaxhimit ekstrem te pandemise ka patur dy vdekje me shume se sa vdekjet e njoftuara zyrtarisht nga data 10 Mars -31 maj 2020 kurse muaji shkurt gjer tani eshte sipas statistikave zyrtare, qe fshehin 80% te vdekjeve, ka patur numrin me te madh te fataliteteve qe nga fillimi i pandemise.” -shkroi Berisha ndër të tjera në postimin e tij.