“Sakrifikuan që të shpëtohej jeta e shumë shqiptarëve të tjerë”, Ministri Lleshaj jep mesazhin e fuqishëm

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka përkujtuar tërmetin e një viti më parë që mori 51 jetë njerëzish dhe plagosi qindra të tjerë. Lleshaj ka publikuar një foto nga rrënimi i një pallati ku krahas saj shkruan se shpreh respektin për punonjësit e policisë, zjarrëfikëset, personelin shëndetësor dhe të gjithë miqtë që na ndihmuan nga bota.

‘Sot përkujtojmë me dhimbje viktimat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe shprehim respekt e mirënjohje për punonjësit e Policisë, zjarrfikësit, personelin shëndetësor, miqtë që erdhën nga bota dhe gjithë ata që me përkushtim, solidaritet dhe sakrificë kontribuan që të shpëtohej jeta e shumë shqiptarëve të tjerë’- shkruan Lleshaj.