Saimir Tahiri në fushatë për zgjedhjet e 25 Prillit? Deputetja befason me deklaratën

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka pranuar rekursin dhe ka kaluar për gjykim dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Deputetja e PS Blerina Gjylameti është pyetur në emisionin “Pa Protokoll” nëse do të pranohet të rikthehet në fushatë Tahiri ajo ka thënë se çdokush që i ka zgjidhur të gjitha nivelet para drejtësisë është i mirëpritur në PS.

Deklarata e Gjylametit:

“Besoj që gjithkush që bën pjesën para ligjit, është përgjigjur dhe i ka zgjidhur të gjitha nivelet është i mirëpritur në PS. Unë besoj se më mjafton tu tregoj thjesht lazaratin për të treguar se kush ka qenë qasja e PD”, tha ajo.