Sa rrezikohet Shqipëria pas tërmetit të fortë që goditi sot Turqinë e Greqinë? Flet sizmologu i njohur

Sizmologu i njohur, Shyqyri Aliaj ka deklaruar tërmeti i sotëm ne Izmir, nuk ka lidhje me Shqipërinë për shkak se dy vendet kanë pllaka tektonike të ndryshme.

“Struktura Gjeologjike, mes Shqipërisë dhe Turqisë nuk ka lidhje. Ato janë blloqe të ndara. Ne kemi një bllok që nis në Shkodër, deri në Pejë e vazhdon deri në Mal të Zi. Turqia ka një bllok tjetër që nis në Egje.

Blloku ynë ka potencial deri në 7 ballë, që nuk ka ndodhur ndonjë herë në fakt. Në Turqi potenciali është shumë më i lartë, pasi përfshihet në zonën bregdetare kontinentale.

Turqia ka potencial më të madh, madje edhe se Greqia”-tha profesori Shyqyri Aliaj.