Sa pacientë u shëruan nga COVID-19 në 24 orët e fundit? Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë

Ndërkohë që bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 4 qytetarë dhe janë shënuar 83 raste të reja me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dha edhe lajmin e mirë se 65 qytetarë janë shëruar.

“Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja.

Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 1946 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1415 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.”, njofton Ministria e Shëndetësisë.