Sa mosmirënjohës janë njerëzit ndaj jush tani që nuk keni më pushtet? Faton Nano befason me përgjigjen e tij

Ish-kryeministri i vendit, Fatos Nano ka bërë mbrëmjen e djeshme një rrëfim ndryshe ku ka zbardh mjaft prapaskena të errëta nga karriera e tij politike.

Ndërkohë që tashmë është larguar nga skena politike, Nano me batutë tha se tani që nuk ka më të njëjtin pushtet nuk i prish më punë askujt, bashkëpunëtorët e tij kanë vetëm respekt për të.

PJESË NGA INTERVISTA:

Sa e madhe është mosmirënjohja? Tani që nuk keni të njëjtin pushtet në aspektin politik. Sot është rikthyer gjithë procesi. Tani gëzon vetëm mirënjohje. Dëshira për kontakt është në dominancë absolute. Mesa duket secili ka gjetur rehatin e tij dhe karrierën e tij dhe unë nuk i prish punë askujt. Vetëm i rregulloj.